back to top
11.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKritika të forta për Berishën në Foltore/ “Deputetët pa rezultate promovohen, baza...

Kritika të forta për Berishën në Foltore/ “Deputetët pa rezultate promovohen, baza po largohet”

Gjatë nisjes së turit të ri të Foltores, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr. 9 në Tiranë. Por atmosfera u tensionua në momentin kur një i ri mori fjalën dhe kritikoi hapur gjendjen e brendshme të PD-së, duke e vënë në siklet ish-kryeministrin.

I riu u shpreh se demokratët e thjeshtë janë të zhgënjyer nga mënyra se si po funksionon partia, ndërsa akuzoi drejtuesit e rinj dhe të vjetër se po promovojnë emra që nuk kanë sjellë rezultate.

“Menduam se kur nisët Foltoren për herë të parë, gjërat do ndryshonin. Kush deputet nuk merrte rezultate të shkarkohej, të mos vazhdonte më. Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, por shumë e vështirë për ne demokratët e thjeshtë.” – u shpreh ai.

Ai vijoi duke thënë se mungesa e meritokracisë po i demotivon të rinjtë:

“Kur shoh që një person që nuk ka pasur rezultate të mira promovohet në PD, unë si i ri demotivohem. Kjo është arsyeja pse demokratët janë të pamotivuar. Me zor po mbushim komisionet.”

Deklaratat e të riut u pritën me reagime të ndryshme në sallë, ndërsa Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj kritikës, duke e kaluar situatën me mesazhe të përgjithshme për bashkim dhe angazhim.

Turit i Foltores pritet të vijojë në disa njësi të Tiranës dhe rretheve, ndërsa tensionet e brendshme në PD vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat