back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaKriza e energjisë në horizont?/ SHBA mbledh liderët për naftën dhe gazin

Kriza e energjisë në horizont?/ SHBA mbledh liderët për naftën dhe gazin

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, Sekretari i Energjisë Chris Wright dhe Sekretari i Brendshëm Doug Burgum do të marrin pjesë këtë javë në një takim të rëndësishëm të American Petroleum Institute, ku në fokus do të jetë roli i naftës dhe gazit natyror amerikan në një kontekst global gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë gjithashtu ligjvënës nga të dyja partitë në Kongres dhe guvernatorë, për të diskutuar strategjitë për garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji.

“Ne mezi presim të mbledhim zyrtarët kryesorë për të diskutuar rolin e naftës dhe gazit amerikan në mbështetjen e furnizimit të besueshëm me energji në mes të paqëndrueshmërisë globale”, deklaroi zëdhënësja Andrea Woods.

Takimi zhvillohet në një moment delikat, ndërsa çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm, pjesërisht për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe konfliktit me Iranin. Administrata e Donald Trump ka kërkuar gjithashtu mbështetje ndërkombëtare për sigurimin e Strait of Hormuz, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të energjisë.

Presidenti Trump paralajmëroi së fundmi përshkallëzim të mundshëm, duke kërcënuar me goditje ndaj infrastrukturës energjetike iraniane pas përplasjeve mes Izraelit dhe Iranit.

Nga ana tjetër, Vance pranoi se rritja e çmimeve të benzinës përbën shqetësim për qytetarët amerikanë, por e cilësoi atë si një situatë të përkohshme që pritet të stabilizohet brenda javëve në vijim. Ai sinjalizoi gjithashtu ndryshime të mundshme në politikat energjetike për të ulur kostot.

Gjatë javës së fundit, çmimi mesatar i benzinës në SHBA është rritur nga 3.59 dollarë në 3.88 dollarë për gallon, duke reflektuar presionin në rritje mbi tregjet energjetike globale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat