back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKryebashkiaku i Devollit flet pas daljes nga SPAK/ "Do vazhdoj të qëndroj...

Kryebashkiaku i Devollit flet pas daljes nga SPAK/ “Do vazhdoj të qëndroj në detyrë”

Disa javë pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është paraqitur këtë të martë sërish në organin e akuzës.

Pas qëndrimit për rreth 2 orë në SPAK, Duro deklaroi në dalje të godinës se ishte thirrur për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.

Duro tha se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

A iu komunikua akuza?

Duro: Flas në fund të procesit.

A ju komunikua përfundimi i hetimit?

Duro: Po.

Duro u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka licencuar një pikë karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje.

Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Më herët, Duro e ka mohuar akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat