back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetKryemadhi: Blushi shpenzoi 244 mijë dollarë nga karta e kushëririt/ "Ai bllokon...

Kryemadhi: Blushi shpenzoi 244 mijë dollarë nga karta e kushëririt/ “Ai bllokon takimet e Metës me fëmijët në burg”

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, Tedi Blushi, përpara se të hynte në seancën e fundit të Kuvendit.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi u shpreh për një rast të ri korrupsioni të zbuluar nga SPAK, ku Blushi dyshohet se ka shpenzuar 244 mijë dollarë nga karta bankare e biznesmenit dhe kushëririt të tij, Adrian Shatku, për veshje, bileta avioni dhe hotele në vende të ndryshme të botës.

Ajo akuzoi Blushin se në vend që të merret me këtë çështje, ai përpiqet të shpërqendrojë vëmendjen duke folur për emra të tjerë si Ergys Agasi dhe Ulsi Manja.

Kryemadhi tha se Blushi e ka larguar Ilir Metën nga shtëpia, si dhe njerëzit kyç të Partisë së Lirisë, duke theksuar me ironi se tani që Blushi është bërë deputet, nuk e di se çfarë kërkon më.

“Nëse do edhe një fustan apo taka të miat ia jap,” tha Kryemadhi me ironi, duke shtuar se takimet e Blushit me Metën në burg po pengojnë mundësinë që fëmijët të shohin të atin.

Ajo akuzoi gjithashtu Blushin për gënjeshtra dhe për largimin e këshilltarëve të Metës gjatë kohës që ky i fundit ishte në presidencë.

“Nuk e di çfarë do më. Deputet u bë. Nga shtëpia e largoi Ilir Metën, takimet e kalamajve ua djeg në burg Blushi. Nëse do edhe një fustan apo një palë këpucë me taka të miat ia jap me qejf. Tedi Blushi duhet të flasë për Ergys Agasin, për Ulsi Manjën, apo nuk guxon sepse gruaja e tij punon aty,” tha Kryemadhi.

Ajo përmendi edhe izolimin e Metës në burg dhe tha se Blushi po pengon kontaktet e tij familjare.

“Para se të lexojë deklaratat e SPAK për Kryemadhin, Blushi duhet të dalë dhe të bëjë deklarata për drejtorin e Burgjeve, për ministrinë e Drejtësisë,” përfundoi ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat