Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me akuzat ndaj saj dhe Ilir Metës nga SPAK, duke pohuar se asnjë nga personat e thirrur nuk ka dëshmuar kundër tyre.
“Ka problem në dosjen Meta dhe në dosjen time. Ka dëshmitarë që janë shantazhuar,” deklaroi Kryemadhi. Ajo tregoi për një dëshmitar, të cilit sipas saj, i është blerë shtëpia nga ajo dhe nëna e saj, me kontrata të rregullta dhe të deklaruara në bankë, por që më pas u intimidua dhe u arrestua për tre muaj pa arsye.
Një rast tjetër i përmendur ishte ai i një personi që sapo kishte ardhur nga Kanadaja dhe kishte shitur apartamentin e nënës së Kryemadhit. Ai, sipas saj, u mbajt për orë të tëra në SPAK dhe në polici gjatë natës, u intimidua dhe u thirr sërish në prokurori, duke theksuar se qëllimi nuk ishte zbardhja e së vërtetës, por sigurimi i një deponimi me klauzolë të caktuar.
Kryemadhi akuzoi gjithashtu prokurorinë për “tjetërsim të deklaratave” dhe për gënjeshtra ndaj gjykatave.
Në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ajo njoftoi se gjyqi ndaj saj dhe Ilir Metës do të jetë i hapur për publikun.
Po ashtu, Kryemadhi përmendi dëshminë e Kastriot Ismailit, sipas të cilit deklarata e bashkëshortes së saj nuk është e vërtetë dhe ka ardhur nga një moment emocional, duke shtuar se ajo është regjistruar nga një gazetar dhe nuk përbën dëshmi zyrtare para SPAK.