back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKryemadhi paralajmëron SPAK/ “Ktheni dosjen, po shkelet ligji për Ilir Metën”

Kryemadhi paralajmëron SPAK/ “Ktheni dosjen, po shkelet ligji për Ilir Metën”

Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se do të kërkojë që dosja ndaj saj dhe ish-bashkëshortit, Ilir Metës, të kthehet për hetim në SPAK.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi akuzoi Prokurorinë se ka shkelur procedurën duke çuar dosjen në gjykim pa përfunduar hetimet. Sipas saj, ky veprim është kryer vetëm për të favorizuar lirimin e Metës nga burgu.

“Hetimi për ne ka nisur për minierat e floririt, gradaçelat në Angli dhe Amerikë dhe milionat në offshore. Por po rezultojmë se kemi ngelur tek çështja e heqjes së mitrës time në 2019,” tha Kryemadhi.

Ajo theksoi gjithashtu se nuk ka asnjë provë të re në dosje, por vendimi i Prokurorisë është bazuar mbi përgjigje të letërporosive që SPAK kishte kërkuar në nëntor 2024, dhe që kanë mbërritur më 1 tetor 2025. Kryemadhi akuzoi se ky veprim tregon shkelje procedurale dhe sabotim nga individë të keqdashur brenda institucioneve.

“Kjo dosje do të kthehet prapa. Do të kërkojmë rikthimin e saj në SPAK, pasi vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe ka zbardhur çfarë ka ndodhur me GSIS,” deklaroi Kryemadhi, duke paralajmëruar se hetimi duhet të përqendrohet në minierat e floririt, prona dhe investime të kryera jashtë vendit, dhe jo në çështje personale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat