back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKryemadhi sulmon sërish Dumanin/ Çfarë u premtoi kreu i SPAK ndërkombëtarëve?

Kryemadhi sulmon sërish Dumanin/ Çfarë u premtoi kreu i SPAK ndërkombëtarëve?

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, komentoi serish zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i SPAK.  Sipas saj, zgjedhja e Dumanit kishte një aspekt të rëndësishëm që lidhej me premtimin e dhënë ndaj ndërkombëtarëve, veçanërisht atyre europianë, për të luftuar trafikun e drogës dhe bandat në portin e Durrësit.

“Dumani kishte marrë përsipër një gjë që i kishin kërkuar ndërkombëtarët, sidomos europianët. Çështja e portit të Durrësit dhe bandave të Durrësit. Pra trafiku i drogës dhe ndërprerja e komunikimit, sepse Shqipëria ishte bërë porti kryesor i furnizimit me kokainë dhe heroinë që vinte për tu shpërndarë nëpër BE,” tha Kryemadhi, duke rikujtuar edhe operacionet ndërkombëtare si “EncroChat” dhe “Sky ECC” që synuan goditjen e rrjeteve kriminale.

Megjithatë, Kryemadhi theksoi se ky premtim nuk është përmbushur. Ajo shtoi se raportet e institucioneve shqiptare tregojnë se porti i Durrësit vazhdon të mbetet problem kryesor i trafikut të drogës dhe funksionimit të strukturave kriminale brenda sistemit shtetëror, duke nënvizuar se situata është më shumë se një problem lokal.

“Dumani këtë gjë e garantoi, dhe për hir të vërtetës ne e dimë se nuk ka ndodhur gjë. Sot raportet e vetë institucioneve deklarojnë se porti i Durrësit është problemi kryesor që ka sot Shqipëria për trafikun e drogës dhe funksionin e kësaj strukture në sistem shtetëror, jo thjeshtë një bandë lokale,” përfundoi Kryemadhi në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat