back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKryeministria në errësirë/ Audituesi i KLSH-së largohet nga frika e Ramës

Kryeministria në errësirë/ Audituesi i KLSH-së largohet nga frika e Ramës

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, raportoi sot në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat për rastin e një punonjësi të KLSH-së, i cili u largua nga puna, pasi kishte frikë të kryente auditimin e punës së Kryeministrit.

Para deputetëve të Komisionit, Shehu tha se është në dijeni të rasteve kur punonjësit e KLSH-së kanë hezituar të kryejnë auditime që lidhen me Kryeministrinë, për shkak të frikës nga pasojat. “Jam në dijeni të rasteve kur punonjësit janë shprehur se kanë frikë të auditojnë punën e Kryeministrit,” deklaroi Shehu, duke shtuar se si drejtues, hapësirat e tij për veprim janë të kufizuara përballë një situate të tillë.

Ai tregoi se ka marrë edhe një letër nga një punonjës që shprehej se do t’i drejtohej institucioneve ndërkombëtare për ta mbështetur në përpjekjet për të audituar punën e Kryeministrit, pasi vetë nuk mundej ta bënte këtë për shkak të frikës. “Më është dërguar një letër nga një person që do i drejtohej institucioneve ndërkombëtare për të më mbështetur mua për të audituar punën e Kryeministrit, sepse unë nuk kam mundësi ta bëj këtë për shkak të frikës,” tha Shehu.

Kreu i KLSH-së theksoi se, pavarësisht këtyre vështirësive, ai nuk ka frikë nga askush përveç Zotit dhe ligjit. “Çfarë të bëj unë në këto situata? Unë e fus veten tek ata persona që i frikem vetëm Zotit dhe ligjit,” u shpreh Shehu në Komision.

Shehu shtoi gjithashtu se një auditues i KLSH-së kishte deklaruar se nuk kishte problem të komunikonte gjetjet te ministri i Jashtëm, Cakaj, por që mungonte mundësia për t’i transmetuar ato Kryeministrit, i cili është përgjegjës për Punët e Jashtme. Për shkak të këtyre situatave dhe presionit të ndjerë, punonjësi u largua nga institucioni.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat