back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeMarjana Doda, kryeredaktore e Argumentum.al merr vlerësimin “Ilinden/ "Kontribut i spikatur në...

Marjana Doda, kryeredaktore e Argumentum.al merr vlerësimin “Ilinden/ “Kontribut i spikatur në gazetari dhe informim”

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka ndarë Çmimin “Ilinden” dhe Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj, duke vlerësuar individë dhe institucione për kontributin e veçantë në ruajtjen e identitetit dhe të drejtave të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Me vendim të organeve drejtuese të shoqatës dhe të kryetarit të saj, z. Nikolla Gjurgjaj, çmimet dhe certifikatat e mirënjohjes iu dhanë personaliteteve që kanë treguar angazhim të vazhdueshëm në aktivitete kulturore, mediatike dhe shoqërore në shërbim të komunitetit maqedonas.

Çertifikata e Mirënjohjes “Ilinden” për vitin 2026 iu akordua edhe znj. Marjana Doda, kryeredaktore e portalit Argumentum.al, për kontributin e saj profesional në informimin korrekt dhe pasqyrimin e çështjeve që lidhen me minoritetet, të drejtat e njeriut dhe të vërtetën publike.

Sipas shoqatës “Ilinden”-Tiranë, ky vlerësim jepet për merita të veçanta dhe për angazhim të dalluar në mbështetje të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Shqipëri, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me shoqërinë civile dhe median.

Përveç Marjana Dodës, Certifikata e Mirënjohjes “Ilinden” iu dha edhe përfaqësuesve të tjerë nga fusha fetare, mediatike dhe akademike, ndërsa Çmimi “Ilinden” për këtë vit iu akordua Grupit Punues për Minoritetet Sllave (AGSM) pranë Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN), me seli në Gjermani.

Kryetari i shoqatës, Nikolla Gjurgjaj, përgëzoi të gjithë fituesit, duke theksuar se këto vlerësime synojnë të shërbejnë si një nxitje për angazhim të mëtejshëm në mbrojtje të identitetit, kulturës dhe të drejtave të maqedonasve në Shqipëri.

Në një mesazh falënderues, Marjana Doda shprehu mirënjohjen e saj ndaj Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe kryetarit të saj për këtë vlerësim, duke e cilësuar Certifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” si një motivim për të vijuar angazhimin profesional në shërbim të informimit të paanshëm dhe së vërtetës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat