Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, komentoi sot rolin e Prokurorisë dhe sjelljen e institucioneve në vend, duke përdorur një metaforë nga natyra për të ilustruar situatën:
“Ka disa kode. Edhe në natyrën e egër ka disa kode. Nëse jeni një tufë pulash dhe vijnë hienat, pulat e tjera vrapojnë dhe lënë një pulë që ta hanë hienat. Elefantët, për shembull, veprojnë ndryshe. Edhe natyra na jep disa instinkte që…”
Veliaj kritikoi atë që e konsideron një sjellje monopoliste të Prokurorisë, që sipas tij mund të ndikojë në jetën e individëve pa një vendim gjyqësor:
“Ju anoni për të mbështetur sjelljen e Prokurorisë që ka sjelljen e monopolist për të shkatërruar jetën e dikujt edhe pa vendim apo tentoni të respektoni monopolin që ka gjykata për të vendosur drejtësi?”
Ai shtoi gjithashtu se situata do të mund të ishte ndryshe nëse çështjet diskutoheshin në Këshillin e Ministrave:
“Ndoshta nuk do të ishit kaq të nxituar për të vepruar kështu. Nëse do t’ju thoja që jam këtu prej një njeriu që nuk ekziston, Këshilli i Ministrave mund të dëgjonte. Nëse do t’ju thoja këto, Këshilli i Ministrave do të thoshte që kjo është një iniciativë e jashtëzakonshme për të nisur një proces drejtësie për të mbrojtur kryetarët e bashkive.”
Veliaj theksoi gjithashtu presionin që sipas tij ushtrohet mbi kryetarët e bashkive për të punësuar të afërmit e prokurorëve të posaçëm:
“Shumica e kryetarëve të bashkive janë në presion konstant për të futur të afërmit e prokurorëve të posaçëm në punë. Kjo ndodh edhe në Bashkinë e Tiranës. Nëse nuk fut fisin e prokurorëve të posaçëm në punë, atëherë ai thotë: ‘Ia tregoj unë atij’.”



 
                                    