back to top
12.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSportiKualifikohet PSG/ Lillë befasohet nga një skuadër e ligës së dytë

Kualifikohet PSG/ Lillë befasohet nga një skuadër e ligës së dytë

Fitore pa probleme për PSG në sfidën e zhvilluar të martën në mbrëmje, sa i takon 1/8 të finaleve të Kupës në Francë. Skuadra e Luis Enriques mundi thjeshtë 0-2 skuadrën e Le Mans. Skuadra e kategorisë së 3 franceze ishte e pafuqishme t’i bënte ballë kampionëve të PSG, që e zgjidhën shumë thjeshtë kualifikimin me nga një gol për çdo pjesë, megjithëse tekniku spanjoll, Luis Enrique kishte lënë në stol pjesën më të madhe të titullarëve të skuadrës së tij.

Doue në pjesën e parë përfitoi nga një gabim në pasim në prapavijën e vendasve për të kaluar në avantazh parizienë, ndërsa goli që do të hipotekonte kualifikimin do të realizohej nga Barcloa në minutën e 71, pas një kundërsulmi.

Ndërkohë suprizën e vërtetë të këtij raundi e shkaktoi skuadra e Lillë, që u eleminua nga kupa nga ekipi i ligës së dytë Dunkerque. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, me vendasit që shënuan të parët me Gomez, 5 minuta nga përfundimi i sfidës, megjithatë nuk ishin në gjendje të administronin avantazhin, pasi vetëm në minutën e 6 të kohës shtesë miqtë do të gjenin barazimin me Tejan.

Fati i skuadrës që do të kalonte për më tej do të zgjidhej nga ruleta e 11 metërshave. Fillimisht ishin lojtarët e Dunkerque, që gabuan 2 penallti radhazi, por fati nuk do të ishte me Lillë, me Alexandro, Harladsson dhe Andre që do të tregoheshin të pasaktë, duke bërë që miqtë të kalonin për më tej me shifrat 4-5 pas penalltive. Një rezultat historik ky për një ekip modest si Dunkerque, ndërsa Lillë, e cila vijon të ndjejë mungesëe e Edon Zhegrovës në fushë, do duhet të fokusohet në kampionat dhe në Champions tashmë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat