back to top
21.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetKuotat gjinore dhe beteja e Ullirit/ KAS mbyll derën, por debatet ligjore...

Kuotat gjinore dhe beteja e Ullirit/ KAS mbyll derën, por debatet ligjore dhe politike mbeten

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e kandidatit të Partisë Demokratike, Andia Ulliri, duke lënë në fuqi mandatin e deputetit Arjan Ndoja për qarkun Durrës në listën e hapur. Ulliri pretendonte se mandati i takonte asaj bazuar në kuotat gjinore, por KAS vendosi ndryshe.

Pas seancës, Ulliri shprehu zhgënjimin e saj për mënyrën se si u trajtua çështja, duke theksuar mungesën e drejtësisë që ajo aspiron. “Pas përfundimit të kësaj seance, mund të them se ndiej më së shumti keqardhje sesi u trajtua kjo seancë, pavarësisht pretendimeve ligjore, të cilat nuk ishin me vend,” tha ajo.

Avokati i Ullirit, Indrit Sefa, paralajmëroi se beteja ligjore nuk ka përfunduar dhe do të çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. “Vendimi i sotëm për të mbyllur dyert e gjykatës dhe aksesin në drejtësi ndaj një kandidati që kundërshton një vendim që ka efekte personale është i pashpjegueshëm,” deklaroi Sefa.

Tri javë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte konfirmuar se Ulliri ka marrë më pak vota pëlqyese se Ndoja dhe se kuota gjinore nuk është e aplikueshme në listën e hapur, ku renditja bëhet mbi bazë të votave pasi është shterur lista e mbyllur dhe më pas mbi bazën e kuotës gjinore.

Ky vendim shënon një etapë të rëndësishme në zbatimin e kuotave gjinore në zgjedhje dhe mund të ketë ndikim në debate të mëtejshme për ligjin dhe interpretimin e tij në listat e hapura.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat