back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 21 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuSportiKupa e Botës 2026/ Donald Trump nderohet me “Çmimin e Paqes FIFA”

Kupa e Botës 2026/ Donald Trump nderohet me “Çmimin e Paqes FIFA”

Kupa e Botës 2026 nis të marrë formë sot, më 5 dhjetor, teksa në Uashington hidhet shorti zyrtar për edicionin historik me 48 kombëtare pjesëmarrëse.

Në të njëjtën ditë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është nderuar për herë të parë me “Çmimin e Paqes FIFA”, një çmim i ri që federata botërore e futbollit e jep për kontributet në promovimin e sportit si instrument paqeje dhe bashkimi.

Ceremonia u zhvillua në prani të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili i dorëzoi Trump-it një medalje dhe një trofe të madh, simbol i vlerësimit të lartë nga organizata.

Sipas FIFA-s, ky çmim synon të njohë figurat që kanë ndikuar në forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërkombëtar përmes sportit, teksa SHBA-të janë një nga tri vendet pritëse të Botërorit 2026, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat