back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuSportiKupa e Botës 2026 ka fytyrën e re/ Tre maskota për historikun...

Kupa e Botës 2026 ka fytyrën e re/ Tre maskota për historikun e madh të turneut

FIFA ka prezantuar sot maskotat zyrtare të Kupës së Botës 2026, të cilat përfaqësojnë tre vendet mikpritëse të turneut më të madh të futbollit: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika.

Tri figurat simbolike janë: Clutch, një shqiponjë qerose që përfaqëson SHBA-në, Maple, një dreri që lidhet me Kanadanë dhe Zayu, një leopard që vjen nga kultura e pasur e Meksikës.

“Maple, Zayu dhe Clutch janë plot gëzim, energji dhe shpirt bashkëpunimi, njësoj si vetë Kupa e Botës FIFA”, deklaroi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, të enjten.

Sipas organizatës, secila maskotë është e lidhur ngushtë me kulturën dhe simbolikën e vendit përkatës.

Maple, dreri kanadez, është përshkruar si një udhëtar i lindur që përqafon kulturën dhe diversitetin e provincave dhe territoreve të Kanadasë.

Zayu, leopardi energjik, mishëron kulturën meksikane përmes kërcimit, ushqimit dhe traditës, duke bashkuar njerëzit me pasionin e futbollit.

Clutch, shqiponja amerikane, simbolizon kureshtjen dhe optimizmin, duke “fluturuar mbi çdo kulturë dhe moment të lojës”.

Për më tepër, maskotat nuk janë vetëm simbole, por edhe “lojtarë” në fushë: Maple si portier, Zayu si sulmues, ndërsa Clutch si mesfushor.

FIFA thekson se këto tre maskota bashkohen për të përfaqësuar unitetin, diversitetin dhe pasionin e përbashkët për futbollin.

Turneu i ardhshëm do të nisë më 11 qershor 2026 në “Estadio Azteca” të Meksikos, ndërsa finalja do të zhvillohet më 19 korrik 2026 në “MetLife Stadium” të Nju-Xhersit. Për herë të parë, finalja e Kupës së Botës do të shoqërohet edhe me një koncert spektakolar gjatë pushimit të ndeshjes.

Edicioni i vitit 2026 do të jetë historik edhe për shkak të formatit të ri, me 48 ekipe kombëtare dhe një total prej 104 ndeshjesh, duke e kthyer këtë kampionat në më të madhin e zhvilluar ndonjëherë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat