back to top
10.5 C
Tirana
E premte, 18 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaKur do të marrin shqiptarët pensionet italiane?/ Rama: Italia po mbyll procesin

Kur do të marrin shqiptarët pensionet italiane?/ Rama: Italia po mbyll procesin

Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më Sy në Facebook komentoi faktin se kur shqiptarët që kanë punuar ose punojnë në Itali do marrin pensionet italiane.

Ai deklaroi se nga ana e Shqipërisë është përfunduar çdo hap ligjor për pensionet italiane, ndërsa tani pritet që Italia të mbyllë procesin e saj. Ai theksoi se përfitimi i këtyre pensioneve tashmë varet vetëm nga pala italiane.

“Për ata që presin për pensionet italiane, do të presin derisa shteti italian të mbyllë procesin. Është qeveria italiane që e ka në dorë këtë punë. Nga pikëpamja legjislative është bërë, fjala i takon tani shtetit italian. Akuzohem unë për ikjen e shqiptarëve, por ky është fenomen që ndodh në mbarë Europën.

Jam këtu për të përmbushur një mision, atë të vendosjes së flamurit tonë kombëtar në oborrin e familjes europiane. Ju bëj thirrje emigrantëve që të kthehen. Mos e cysni Ndoc Rrokun, se do iu dhembi shumë më 11 maj”, u shpreh Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat