Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është caktuar data për shqyrtimin e ankimimit të Belinda Ballukut lidhur me vendimet për masat e sigurisë, nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).
Seanca do të zhvillohet më 9 mars, ora 09:00, nga i njëjti trup gjykues me gjyqtare Miliana Muça.
Ky shqyrtim bëhet në kuadër të procedurave të mëtejshme gjyqësore pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.



