back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Kur etika mësohet nga kopjuesit"/ Ervin Karamuço kapet me plagjiaturë

“Kur etika mësohet nga kopjuesit”/ Ervin Karamuço kapet me plagjiaturë

Pedagogu dhe aktivisti i njohur për denoncimet në sistemin arsimor, Taulant Muka, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas lajmit se Ervin Karamuço është emëruar nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, si anëtar i ri i Këshillit të Etikës në këtë universitet.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Muka përdor shprehjen ironike “Hajduti kap hajdutin”, duke akuzuar Karamucon për plagjiaturë dhe duke e quajtur paradoksale mënyrën si një person i tillë mund të marrë pjesë në një strukturë që ka për detyrë të mbrojë etikën akademike.

“Ervin Karamuco është emëruar nga rektori plagjiaturë, Artan Hoxha, si anëtar i ri i Këshillit të Etikës në Universitetin e Tiranës. Megjithatë, sic e shikoni nga fotot, z. Karamuco vetë ka botuar artikuj shkencorë me pjesë të tëra të kopjuara ‘fjalë për fjalë’ nga punimet e të tjerëve,” – shkruan Muka.

Sipas tij, ky është një tjetër shembull sesi sistemi universitar shqiptar vazhdon të shpërblejë kopjacët dhe jo studiuesit e ndershëm, duke minuar themelet e dijes dhe të meritokracisë.
Muka thekson se në universitetet serioze të botës, raste të tilla përbëjnë shkelje të rëndë, që çojnë deri në përjashtim të përhershëm nga institucioni akademik.

“A e di vallë z. Karamuco se kopjimi dhe plagjiatura nuk janë thjesht veprime joetike, por në universitetet serioze përbëjnë arsye për përjashtim të përhershëm nga institucioni?”, pyet ai publikisht.

Në reagimin e tij, Muka ironizon edhe rolin publik të Karamucos, i cili shpesh ftohet nëpër studio televizive për të komentuar çështje të drejtësisë dhe etikës.
Sipas tij, një njeri që predikon çdo ditë për moral e integritet “duhet të shohë më parë pasqyrën”.

“Duke qenë se z. Karamuco çdo ditë mban leksione morale për drejtësinë në media, ndoshta do të ishte mirë të hidhte një vështrim edhe drejt vetes, dhe pse jo, edhe drejt rektorit me plagjiaturë,” – shton Muka.

Në përfundim të postimit të tij, Muka nuk kursen kritikat ndaj sistemit arsimor në tërësi, duke theksuar se problemi është institucional dhe i rrënjosur në mungesën e vlerave.
Sipas tij, Shqipëria nuk mund të ngrejë një arsim cilësor për sa kohë në universitetet publike paguhen njerëz që kopjojnë punimet e të tjerëve, në vend që të përkrahen studiues të rinj me integritet dhe kontribute origjinale.

“Vendi ynë vazhdon të ketë arsimin më të dobët sepse shteti paguan kopjacë dhe jo akademikë të ndërtuar mbi shkencën,” – përfundon Muka.

Këshilli i Etikës në Universitetin e Tiranës është një organ i rëndësishëm që trajton shkeljet e normave etike dhe akademike në institucion. Emërimi i Karamucos në këtë post vjen në një kohë kur vetë universitetet publike janë përballur me akuza të shumta për mungesë transparence, plagjiatura dhe klientelizëm akademik, çështje që Taulant Muka i ka denoncuar vazhdimisht ndër vite.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat