back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 3 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Kur ishim në bulevard, a ishin të bllokuara rrugët?”/ Noka akuza policisë...

“Kur ishim në bulevard, a ishin të bllokuara rrugët?”/ Noka akuza policisë për dhunë

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka sërish ka akuzuar policinë për dhunë.

“Policia nuk ka asnjë të drejtë as të japë leje, as të mos japë leje, policia vetëm merr njoftim dhe ka detyrim të garantojë rendin dhe sigurinë publike.

Kur ishim në bulevard, a ishin të bllokuara rrugët? Po kur Lali Vjedhësi e çmend Tiranën që bllokon sheshet për ato makinat që tymosin? Merr masa kjo trupë horrash, kjo trupë banditësh”, ka thënë Noka.

Deklarata e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

As ky birboja këtu, Sokol Bizhga, as Elton Allushi, as Shpataraku, janë të gjithë polici politike, polici e inkriminuar kundër opozitës.

Fakti që ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve paqësorë, tregon misionin politik të atyre horrave.

Ne jemi në misionin, jemi në mosbindje civile.

Policia nuk ka asnjë të drejtë as të japë leje, as të mos japë leje, policia vetëm merr njoftim dhe ka detyrim të garantojë rendin dhe sigurinë publike.

Kur ishim në bulevard, a ishin të bllokuara rrugët? Po kur Lali Vjedhësi e çmend Tiranën që bllokon sheshet për ato makinat që tymosin? Merr masa kjo trupë horrash, kjo trupë banditësh.

Pra, është polici politike.

Ja, këta vjedhin vota. Ai, Sokol kriminel Bizhga.

Këto lloj fytyra urdhërojnë edhe dhunën ndaj opozitës, urdhërojnë edhe për të vjedhur vota.

Ja këta janë. Por do e paguajnë një më një. Sokol Bizhga, Ilir Proda, Neritan Nallbati.

Këto janë emra që i ka emëruar krimi i organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat