back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaKur kryhet kontroll banese?/ Avokati sqaron juridikisht rastin e kryebashkiakut Veliaj

Kur kryhet kontroll banese?/ Avokati sqaron juridikisht rastin e kryebashkiakut Veliaj

3 ditë më parë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit shkuan në banesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Ky i fundit ndodhej jashtë vendit të Premten, ndërsa SPAK tha përmes një njoftimi zyrtar se “janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”.

Teksa ende nuk ka një akuzë zyrtare ndaj Veliajt, sonte në “Opinion” avokati Eugen Beci sqaroi nga ana juridike se kur kryhet kontroll i banesës dhe kur kufizohet jeta apo liria e një personi.

“Këtu është kakofonia që duhet sqaruar nga Prokuroria e Posaçme duke ruajtur sekretin hetimor. Këtu është edhe thelbi i ndryshimit të madh procedurial. Në rast se kemi procedim penal ne nesër do kemi masa sigurimi, do presim njoftime akuzash, do presim rast konkret. Në rast se kemi procedim penal i cili ka të bëjë vetëm me verifikimin e kushteve të fitimit të pasurisë dhe mënyrës si e ke krijuar pasurinë atëherë faqja e mëparshme e këtij vendimi, duhet të na tregonte se cila është akuza që po hetohet kryetari i bashkisë së Tiranës. Se në të kundërt, procedimi penal kur ushtrohet kontroll banese ose kontroll personal, patjetër duhet të kemi dyshim se personi i lidhur me të ose vetë ai ka kryer një vepër penale dhe është i dyshuar për veprën penale. Në rast se është vetëm hetim pasuror, maksimalja që do ndodhë është vetëm që të kesh dyshime ose indicie që personi e ka kryer një veprimtari kriminale dhe më pas t’i konfiskosh pasurinë. Kurse procedimi penal sjell pasoja edhe për jetën e lirinë  e personit. Dyshimin duhet ta kesh të autorizuar. SPAK duhet të thotë që po unë kryetarin e bashkisë po e hetoj për këtë vepër penale”, tha Beci.

Kujtojmë se Veliaj në reagimin e tij theksoi se i mbështet hetimet ndaj tij apo familjarëve në çdo hap, duke shtuar se nuk bën pjesë në kastën e vjetër politike. Kjo e fundit sipas tij, e vë veten mbi ligjin e drejtësinë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat