back to top
18.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet"Kur mungon alternativa, fiton pushteti"/ Ardit Bido justifikon mandatin e katërt të...

“Kur mungon alternativa, fiton pushteti”/ Ardit Bido justifikon mandatin e katërt të Ramës

Deputeti i ri i PS-së në qarkun e Vlorës, Ardit Bido, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i pyetur nëse mandati i katërt i Edi Ramës është një anomali për një vend demokratik, bëri një paralelizëm me ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, që drejtoi për 16 vite Gjermaninë.

“Pyetja nuk qëndron, kemi patur Angela Merkel me katër mandate. Pra nuk ka lidhje direkte mes sasisë së mandateve dhe sasisë së votave. Konsumi i pushtetit sjell pakënqësi, por zgjedhjet bazohen në alternativa. Kur qytetarët shohin që zgjidhja është forca që është në pushtet, ajo fiton dhe fiton edhe më thellë.

Ky ishte realitet i paralajmëruar. Edhe miqtë e mi në anën e PD, kur vinte fjala për biseda, e dinin se PD nuk fitonte dhe nuk do të mobilizonte dot, e dinin që fitorja e PS ishte e dukshme dhe mes alternativave politike shqiptarët do të votonin në masë PS.

Ky sporti që humbësi qan dhe deklaron vjedhje votash, është e ditur.

Ajo që më vjen keq, sepse vij nga terreni, është se mesazhet e tyre politike nuk lexohen, bën të pamundur të lexohen mesazhet e qytetarëve. Ata nuk votojnë për të dëgjuar karamelen e përhershëm, që u vodhën votat.

Në fund kemi të bëjmë me alternativën, dikush do të votonte për një nga forcat politike. Opozita ishte me një mijë e një probleme. Në qarkun e Vlorës nuk fitonte dot 3 mandate, ishte e dukshme, njerëzit nuk mobilizoheshin rreth saj. Nuk mund të kërkonte vota me Belerin dhe t’i kërkojë vota shqiptarëve të Çamërisë.

Nga ana tjetër ishin parti të vogla, me frymë opozitare, por nuk prodhonin dot mandate. Nuk ekzistojnë këto dilema dhe nuk ndikojnë.

Qytetarët votojnë se kush zgjidh problematikat. Mes alternativave të vendosura zgjodhën që PS i zgjidh problemet. Opozita nuk ekzistonte në terren”- tha Bido.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat