back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetKosova​Kurti në shënimin e 20-vjetorit të KAEF-it/ "Arritje të jashtëzakonshme"

​Kurti në shënimin e 20-vjetorit të KAEF-it/ “Arritje të jashtëzakonshme”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni Amerikan i Kosovës për Edukim (Kosova American Education Fund – KAEF).

Në mesin e shumë mysafirëve, kryeministri ishte folës kyç. Ai tha se është kënaqësi për të që të jetë në mesin e liderëve të talentuar të Kosovës, për të shënuar dhe nderuar arritjet e jashtëzakonshme të KAEF-it dhe kontributin e gjithsecilit prej bursistëve për të ardhmen e vendit, transmeton Klankosova.tv.

Kurti tha se Qeveria e Kosovës mbështetët plotësisht misionin e KAEF-it, duke e njohur faktin se investimin në rini është investim në të tashmen dhe në të ardhmen e vendit tonë.

Për tash e dy dekada, KAEF ka ofruar 117 bursa të plota studimi në universitetet më të mira të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke krijuar kështu një rrejt profesionistësh që kthehen në Kosovës me aftësi të vlefshme dhe përkushtim për t’i rritur dhe vënë në shfrytëzim ato. Bursistët e diplomuar të KAEF-it kanë udhëhequr nisma të ndryshme në qeverisje, në sektorin privat, në organizata ndërkombëtare, duke kontribuar dhe ndihmuar përparimin e vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat