back to top
6.5 C
Tirana
E martë, 17 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetKosovaKurti: Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht

Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht

Kryeministri i Kosova, Albin Kurti, në fjalën e mbajtur në Parlament me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë, e renditi 17 Shkurtin mes datave më të rëndësishme që shënjojnë historinë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fjalimin e tij, Kurti u ndal edhe te procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke deklaruar se ata po përballen me akuza të padrejta, pasi sipas tij morën armët për liri përballë një regjimi represiv.

Ai theksoi se akuzat ndaj tyre nuk marrin parasysh kontekstin historik dhe politik të luftës çlirimtare, ndërsa shtoi se krime kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare, sipas tij, janë kryer nga Serbia e udhëhequr nga Slobodan Milošević. Kurti paralajmëroi gjithashtu se kërcënim për përsëritjen e tyre mbetet Serbia e sotme nën drejtimin e Aleksandar Vučić.

“Më 17 shkurt u arrit një shkallë tjetër e lartë në përfaqësimin tonë në Ballkan dhe Evropë. Dita e sotme është ditë përkujtimi për ata që flijuan për lirinë. Kujtojmë qëndresën paqësore të viteve ’90 dhe UÇK-në, duke u përkulur me nderim para dëshmorëve”, tha ndër të tjera Kurti në fjalën e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat