back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaKurti pas takimit me Rutte: Kosova me ndërhyrje në zgjedhje nga Serbia

Kurti pas takimit me Rutte: Kosova me ndërhyrje në zgjedhje nga Serbia

Kryeministri i Kosovës priti në takim në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në vizitën e tij të parë në këtë rol.

Kurti në rrjetin social X, u shpreh pas takimit se ky i fundit u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe NATO-s, si dhe në angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale dhe evropiane.

“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës”, tha Kurti.

Ai ngriti shqetësimin për ndërhyrjet në zgjedhjet e fundit parlamentaren në vendin tonë, duke theksuar se Kosova ashtu si shumë vende evropiane, është shënjestër e këtyre sulmeve.

“Serbia, me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në proceset zgjedhore të vendit, duke përdorur këtë mjet të përhapur si një kërcënim serioz për demokracinë në kohën e sotme. Megjithatë, si shumë vende evropiane ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, shkroi ai

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat