back to top
28.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaKurti për Fondin Sovran: Uroj që paralajmërimet e opozitës për Kushtetuesen të...

Kurti për Fondin Sovran: Uroj që paralajmërimet e opozitës për Kushtetuesen të mos dalin të sakta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbledhjen e qeverisë e ka nisur duke folur për Fondin Sovran.

Ai uroi që paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë ligjin për Fondin Sovran, të mos dalin të sakta, njofton Klankosova.tv.

Siç u shpreh kryeministri gjatë fjalës së tij, Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve dhe pasurimin e strukturës së investimit.

“Në shkurt të vitit 2022 kemi miratuar në Qeveri koncept dokumentin për Fondin Sovran që çimenton modelet më të suksesshme në botë dhe propozon rrugën e veçantë që duhet të ndjekë Fondi Sovran i Kosovës. Ka kaluar një vit e gjysmë që e kemi miratuar Projektligjin që i hapë rrugë themelimit të Fondit Sovran. Në dhjetor të vitit 2023 në Kuvendin e Kosovës e kemi miratuar ligjin për Fondin Sovran të Kosovës, kurse muajin tjetër bëhet 1 vit prej kur ky ligj është në sirtaret e Gjykatës Kushtetuese.

Çdo ditë që po kalon është kohë e humbur dhe jashtëzakonisht e vlefshme meqenëse po pengohet shteti jonë në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në Ekonominë botërore teksa ne shënojmë rritjen më të madhe ekonomike të shoqëruar me progresin më të lartë demokratik. Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve dhe pasurimin e strukturës së investimit. Urojmë që paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedh poshtë ligjin tonë për Fondin Sovran të Kosovës, sipas informacioneve të tyre të brendshme të mos dalin të sakta. Pra, urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresive siç ndodhi me ligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme, me Ligjin për Këshillin Prokurorial e me Ligjin për Çmimet Tavan për Produktet Bazë ndër të tjera”, u shpreh Kurti, njofton Klankosova.tv.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat