Kryeministri në detyrë Kosovës, Albin Kurti mbrëmë pati një darkë pune me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë Parlamentare të Francës, Marine Hamelet, Frédéric Petit, Pierre Pribetich, Jean-dhe Louis Roumégas, të shtruar nga Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Sipas njoftimit për media thuhet se në këtë darkë pune u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe për rëndësinë e diplomacisë parlamentare për thellimin e mëtejmë të tyre dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.
“Diskutuan edhe për raportet me Serbinë, procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli dhe Marrëveshjen Bazike të arritur atje dhe aneksin e saj të zbatimit”, thuhet në njoftim.
Kurti falënderoi deputetët për vizitën që po i bëjnë vendit tonë dhe shtetin francez për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme.
“Ai i njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe me rezultatet e qeverisjes e përparimin e arritur në katër vitet e fundit si në rrafshin ekonomik ashtu edhe në atë demokratik dhe të të drejtave të njeriut”, thuhet tutje në njoftim.
Gjatë darkës që u zhvillua në rezidencën e ambasadorit francez në Kosovë, gjithashtu u diskutua edhe për hapat dhe rrugën përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe seancës së thirrur nga presidentja e vendit për datën 15 prill.