back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKush e bëri padinë për Ballukun?/ Kryemadhi rrëfen prapaskenat e Yuri Kim

Kush e bëri padinë për Ballukun?/ Kryemadhi rrëfen prapaskenat e Yuri Kim

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 se ekziston një skenar politik i qëllimshëm për të krijuar një “klasë të re politike” në Shqipëri. Ajo akuzoi diplomatën amerikane Yuri Kim se ka pasur një rol në këtë proces.

“Ka një skenar. Loja e Yuri Kim ishte që të krijonte klasën e re politike. Erion Veliaj nga PS dhe Lulzim Basha nga PD, arrestimin e Berishës dhe Metës,” tha Kryemadhi.

Ish-kryetarja akuzoi gjithashtu Lulzim Bashën për përfshirje të dyshuara financiare dhe për mungesë hetimesh nga SPAK. Ajo pretendoi se padia për zv.kryeministren Belinda Balluku është bërë nga Basha. “Padinë për Ballukun e ka bërë Basha. Ai është i vetmi politikan që ka 23 milionë dollarë turnover nga kompania e kunatit të tij dhe 540 milionë dollarë të ardhura nga offshoret ruse, por nuk kemi hetim pasuror,” u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, mungesa e hetimeve për këto çështje tregon një nivel të lartë tolerancë ndaj veprimeve të lidershipit të PD-së dhe sfidon transparencën institucionale. Deklaratat e Kryemadhit vijnë në një moment kur marrëdhëniet mes partive politike dhe zyrtarëve të lartë po analizohen nga opinion publik dhe media, duke rritur debatet mbi ndikimin e skenarëve të jashtëm në politikën shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat