back to top
3.5 C
Tirana
E enjte, 6 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKush e ndërroi listën e Durrësit?/ Dako në SPAK për dosjen e...

Kush e ndërroi listën e Durrësit?/ Dako në SPAK për dosjen e Çyrbjas

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Mësohet se Dako do të merret në pyetje lidhur me dosjen e ish-deputetit socialist, Jugis Çyrbja, i cili është arrestuar dhe akuzohet për blerje votash dhe lidhje me krimin.

Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se në favor të votave për t’u zgjedhur si deputet në qarkun Durrës në zgjedhjet e 2021, Çyrbja, informonte bosë të krimit për operacionet policore me qëllim që ata të mos arrestoheshin.

Ndërkohë që Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekici, i cili u ekzekutua në 2021 dhe Altin Hajri, i shumëkërkuar për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, kanë ndikuar sipas SPAK pranë zyrtarëve socialistë që emri i Çyrbjas të ishte në listë të sigurt për deputet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat