Arben Llangozi
Në vendin ku drejtësia shpesh quhet “mbretëria e ligjit”, duket se ka edhe prokurorë që luajnë me kodet morale me të njëjtën lehtësi që luajnë me ligjet.
Një nga këta zyrtarë, i kapur së fundmi “mat” nga gruaja e tij duke e tradhtuar me një komshie, ka shkaktuar jo vetëm skandal personal, por edhe një reflektim ironik mbi etikën në sistemin tonë të drejtësisë.
Gruaja e prokurorit, pa dyshim me një sens të fortë të drejtësisë shtëpiake, reagoi ashpër dhe e largoi nga banesa. Por çudia nuk ndalet këtu, pas këtij “episodi të vogël”, prokurori ka ndërruar banesë, ndërsa disa pyetje mbeten pezull, nëse një prokuror mund të tradhtojë familjen e tij, sa larg mund të shkojë kur vjen puna te integriteti publik dhe cënimin e besimit të publikut dhe deklarimi i shpenzimeve?
Sipas burimeve pranë ILDKP-së, ky i fundit ka deklaruar shpenzime ekstra që tani tingëllojnë pak më të dyshimta, duke i shtuar një nuancë tragjikomike situatës, i njëjti individ që nuk respekton besimin më të thjeshtë familjar, e ka marrë mbi supe edhe besimin publik për transparencën financiare.



