back to top
8.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKush garon për kreun e Policisë së Shtetit?/ Zbardhet lista me 14...

Kush garon për kreun e Policisë së Shtetit?/ Zbardhet lista me 14 kandidatët

Pas shkarkimit të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, nga kryeministri Edi Rama, ka nisur procesi për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit.

Në garë për këtë post kanë aplikuar disa drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin pranë Komisionit të Posaçëm që po merret me vlerësimin e kandidatëve.

Raportohet se dosjet e aplikantëve tashmë janë dorëzuar dhe kanë hyrë në fazën e parë të verifikimit.

Procesi i kontrollit të dokumentacionit do të zgjasë rreth 10 ditë. Gjatë kësaj kohe do të verifikohet nëse dosjet e kandidatëve përmbushin kriteret ligjore. Pas kësaj faze, kandidatët që kalojnë verifikimin do të thirren në intervistë nga komisioni përkatës.

Në fund të procesit të intervistimit, lista me kandidatët e përzgjedhur do t’i paraqitet ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili do të vijojë procedurat për emërimin e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit.

Lista e plotë e kandidatëve që kanë paraqitur kandidaturën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:

  • Pëllumb Seferi

  • Elidon Çela

  • Alfred Çepe

  • Rebani Jaupi

  • Saimir Boshnjaku

  • Lorenc Panganika

  • Afrim Tafa

  • Neritan Nallbati

  • Idejet Faskaj

  • Gentian Berberi

  • Tonin Vocaj

  • Skënder Hitaj

  • Arjanit Arapi

  • Gentjan Shehaj

Nga Interpol Tirana te Drejtori i Përgjithshëm?/ Kandidati që ndez garën në Polici

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat