back to top
16.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet"Balluku"/ Manja pyet prokurorët: Kush janë personat e kërcënuar dhe si mund...

“Balluku”/ Manja pyet prokurorët: Kush janë personat e kërcënuar dhe si mund të prishen provat

Anëtari i Ulsi Manja në Këshillin e Mandateve i ka drejtuar pyetje prokurorëve të SPAK lidhur me pretendimet se Belinda Balluku, drejtpërdrejt dhe përmes palëve të tjera, ka kërcënuar dëshmitarë në çështjen e saj.

Në seancë, Manja kërkoi sqarime mbi statusin e personave të kërcënuar:

Manja: “Këto që janë kërcënuar, janë dëshmitarë apo të pandehur?”

Prokuroria: “Janë edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar që nuk janë të pandehur.”

Ai pyeti gjithashtu mbi provat:

Manja: “A janë sekuestruar të gjitha provat?”

Prokuroria: “Jo.”

Dhe mbi mënyrën sesi Balluku mund të ndikojë në procesin hetimor:

Manja: “Cili është mekanizmi përmes të cilit Balluku po prish provat pasi është e pezulluar?”

Prokuroria: “Balluku është ende në detyrë dhe mund të ndikojë duke takuar vartësit.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat