back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomia“Kush jeni ju që nuk e kompensoni fermerin që shet vetë?”/ Braçe...

“Kush jeni ju që nuk e kompensoni fermerin që shet vetë?”/ Braçe kritikon Ministrinë e Financave

Gjatë seancës së Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i PS-së, Erion Braçe, nuk i kurseu kritikat ndaj zv/ministrit të Financave, Endrit Gjyzeiraj, për çështjen e kompensimit të bujqve.

Braçe i kërkoi llogari zv/ministrit pse fermerët që shesin prodhimin e tyre vetë dhe nuk e dorëzojnë te pikat grumbulluese nuk përfitojnë kompensim, duke theksuar se kjo ka goditur drejtpërsëdrejti sektorin e bujqësisë.

“Ky qëndrim refraktar që nga viti 2018 e deri tani ka sjellë situatën që kemi sot në bujqësi, me rënie dhe ndikim minimal. Ky qëndrim më shtyn të besoj se Ministria e Financave ka qëllim të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë me funksion të gjerë si bujqësia,” tha Braçe.

Deputeti shtoi se propozimet profesionale duhet të merren parasysh dhe kritikoi qeverinë për ligjin që nuk lejon kompensimin e atyre që shesin direkt në tregjet bujqësore: “Kush jeni ju që thoni se nuk merr kompensim ai që shet vetë në treg? Ky është problem shumë i madh që duhet të diskutohet jo vetëm në komision, por edhe në sallën e Kuvendit.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat