back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetKush mendon të rikandidojë?/ Rama ultimatum kryebashkiakëve

Kush mendon të rikandidojë?/ Rama ultimatum kryebashkiakëve

Kryeministri Edi Rama ka vendosur një objektiv të qartë për kryetarët e bashkive: Realizimi i 1 mijë investimeve në të gjithë vendin përmes Paketës së Maleve, përndryshe nuk do të kenë mundësi të rikandidojnë. Deklarata u bë gjatë një mbledhjeje me kryebashkiakët, një ditë pas takimit me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku Rama paralajmëroi edhe ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati.

“Nuk mundet dot të rrini e të prisni vetëm nga buxheti i shtetit, duhet të kaloni në një fazë tjetër, sidomos disa bashki që i kanë të gjitha mundësitë,” tha Rama, duke shtuar se faza e parë e Paketës së Maleve nuk ka përfunduar ende në disa bashki, pavarësisht interesit të lartë nga shqiptarët jashtë vendit.

Ai theksoi se ambicia është të realizohen 1 mijë investime dhe shtoi: “Nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do të jetë arritur targeti i këtij projekti.” Rama vuri në dukje se edhe investimet më modeste, prej 50 mijë eurosh, kanë ndikim të madh në ekonominë vendore dhe duhet trajtuar me seriozitet maksimal.

Kryeministri kërkoi gjithashtu nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të jetë në dispozicion të bashkive për hartat, dhe nga ministri Demo të vendosë targetin për secilën bashki. Ai njoftoi gjithashtu krijimin e një agjencie të re për të rritur cilësinë e planifikimit dhe projektimit, si dhe për të siguruar një kanal më të shpejtë ndërveprimi midis qeverisë dhe bashkive.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat