Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot vakancën për postin e kreut të ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor.
Të drejtën për të kandiduar e kanë të gjithë prokurorët e posaçëm, me përjashtim të Dumanit dhe Arben Krajës, të cilët e kanë ushtruar më parë këtë detyrë. Në garë mund të hyjnë 18 prokurorët e tjerë të SPAK, të cilët kanë afat deri më 8 tetor për të paraqitur interesin e tyre.
Pas aplikimit, kandidatët do të kalojnë një proces vettingu dhe më pas do të thirren për intervista nga KLP, ku do të paraqesin platformat e tyre mbi drejtimin e institucionit.
Prokurorët që mund të kandidojnë për kreun e ri të SPAK janë:
Adnan Xholi, Anita Jella, Alfred Shehu, Behar Dibra, Bledar Maksuti, Doloreza Musabelliu, Dorina Bejko, Dritan Prençi, Edvin Kondili, Elida Kaçkini, Elvin Gokaj, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai, Klodjan Braho, Manjola Kajana, Ols Dado, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara.



