back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 31 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaKushtetuesja dhe dekreti i Veliajt: Rusmali kritikon kompetencat e gjykatës

Kushtetuesja dhe dekreti i Veliajt: Rusmali kritikon kompetencat e gjykatës

Këshilltari i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Rusmali, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese për marrjen në shqyrtim të një çështjeje që ai e konsideron administrative, gjatë seancës për kërkesën e Erion Veliajt lidhur me shkarkimin nga detyra.

Rusmali theksoi se Kushtetuta i autorizon Gjykatës vetëm dy raste specifike, dhe ky nuk është një prej tyre:

“Dekreti i Presidentit ka qenë kushtetues më 1 tetor dhe ngelet i tillë sot. Ju e shihni veten kompetentë për të vendosur për dekretin, për shkak se e shihni të lidhur me çështjen. Për ne është e rëndësishme që ju nuk thatë sot që nuk është akt administrativ… Po vendosni fatin e një akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë”, tha Rusmali.

Ai shtoi se Kushtetuta autorizon gjykatën vetëm të shqyrtojë:

Aktin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit, dhe

Aktin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e organeve të zgjedhura vendore, në rast shkeljeje të Kushtetutës.

Rusmali paralajmëroi gjithashtu rreziqet e mundshme për shtetin ligjor:

“Çfarë do ndodhte nëse Presidenti do thoshte ‘nuk e marr për bazë vendimin e Qeverisë’? Ai do i bënte atentat në zemër shtetit ligjor. Presidenti është i detyruar të zbatojë ligjin, sa kohë ligji është në fuqi. Nuk ka asnjë mundësi të shpikim sot një procedurë të re”.

Në nisje të seancës, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Presidencës për anulimin e vendimit për pezullimin e dekretit për zgjedhjet në Tiranë, duke lënë çështjen për shqyrtim në themel si pjesë të procesit ligjor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat