back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 30 Mars, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaKushtetuesja në alarm?/ Kandidati me pasuri të dyshuar synon postin më të...

Kushtetuesja në alarm?/ Kandidati me pasuri të dyshuar synon postin më të lartë juridik

Etleva Skonja

Alban Toro, një emër i njohur në qarqet juridike dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), është sot një nga kandidatët që garon për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Por ndryshe nga profili i një juristi “të pastër” që kërkon ky institucion, kandidatura e tij shoqërohet me një seri polemikash, dyshimesh dhe mosqartësish që e vënë nën pikëpyetje integritetin e tij dhe përshtatshmërinë për një nga postet më të larta të drejtësisë shqiptare.

Nga avokatia në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Alban Toro u emërua në KLGJ në vitin 2019 nga radhët e avokatëve, në një kohë kur ky institucion po ndërtohej në themel si pjesë e reformës në drejtësi. Gjatë qëndrimit në KLGJ, Toro ka qenë pjesë e shumë vendimmarrjeve kyçe për administrimin e sistemit gjyqësor, një rol që i dha peshë politike dhe publike, por njëkohësisht e ekspozoi atë ndaj kritikave.

Alban Toro

Pas largimit nga KLGJ, Toro riktheu profilin e tij si avokat, ndërsa në vitin 2025 ka vendosur të garojë për Gjykatën Kushtetuese, duke u futur në listën e 6 kandidatëve që iu nënshtruan vlerësimit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

Pikëzimi që e renditi poshtë mes kandidatëve

Sipas rezultateve të KED, me 17.09.2025, Alban Toro mori 74.22 pikë, duke u renditur i gjashti në listën përfundimtare. Edhe pse procedura i jep të drejtë çdo kandidati të përfshirë në listën e shkurtër të vijojë garën, renditja e ulët tregon se Toro nuk është ndër kandidaturat më të forta, as nga aspekti profesional e as nga ai i integritetit  të dy kritere thelbësore për Kushtetuesen.

Gjithsesi, dosja e tij i është dërguar Gjykatës së Lartë, e cila në fund do të përzgjedhë vetëm një nga tre kandidatët e renditur më lart, duke e mbajtur Toro formalisht në garë.

Hija e dyshimeve mbi pasurinë

Pika më e debatueshme e profilit të Alban Toros lidhet me çështjen e pasurisë familjare. Emri i tij u lidh publikisht me procesin e vetingut të bashkëshortes së tij, gjyqtares Elona Toro, e cila u përball me akuzën se pasuria e familjes nuk justifikohej me burime të ligjshme.

Komisioneri Publik, institucioni që ndjek çështjet e vetingut në apel, kërkoi shkarkimin e saj duke argumentuar se të ardhurat familjare të cilat përfshinin edhe fitimet e Alban Toros nuk ishin të provuara me dokumente besuese.

Përmes ankimit të tij, Komisioneri Publik kritikoi si të paplotë hetimin e kryer nga
KPK për gjyqtaren Toro dhe kërkoi riçelje të procesit në Kolegjin e Posaçëm të
Apelit.
“…Rezulton se hetimi i Komisionit nuk ka qenë shterues në drejtim të identifikimit të
burimeve të ligjshme të krijimit të të ardhurave të ligjshme, të personave të tjerë të
lidhur me subjektin e rivlerësimit, të ardhura që kanë shërbyer për krijimin e pasurive
mbi të cilat ushtron të drejta subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të,”
thuhet në ankim.

“Komisioneri Publik vlerëson të nevojshme rishikimin e analizës financiare të
subjektit të rivlerësimit dhe të personave të lidhur me të për periudhën e deklarimit,”
shtohet në ankim.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro u konfirmua me shumicë votash në detyrë
më 17 qershor 2020, pasi kryesuesja e trupës, Firdes Shuli dhe relatorja Pamela
Qirko u bindën nga shpjegimet e saj.

Anëtarja në pakicë, Etleda Çiftja arsyetoi në favor të shkarkimit, duke vlerësuar se
Toro kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe të pasaktë të pasurisë.

Edhe pse Kolegji i Posaçëm i Apelimit e konfirmoi në detyrë Elona Toron, çështja e pasurisë mbeti e paqartë dhe me tone të forta dyshimi. Vendimi i KPA-së nuk i shuan shqetësimet publike për standardet etike të familjes Toro, sidomos kur një bashkëshort tani synon të ulet në Gjykatën Kushtetuese.

A i ka kaluar provat e integritetit?

Debati kryesor që shoqëron kandidaturën e Alban Toros është pikërisht integriteti.
A është i përshtatshëm një kandidat që ka qenë subjekt indirekt i një procesi vetingu të kontestuar?
A është e pranueshme që një person, pasuria e të cilit ka shkaktuar debat institucional, të ulet në organin më të lartë që gjykon kushtetutshmërinë e ligjeve dhe veprimeve të shtetit?
A i është nënshtruar ai vetë një procesi verifikimi rigoroz, apo ka kaluar vetëm në bazë të dokumenteve që ka paraqitur?

Një kandidaturë që ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje

Pavarësisht se procedura e kandidimit është e hapur për të gjithë, profili i Alban Toros nuk përputhet me pritshmëritë që publiku dhe vetë reforma në drejtësi ka vendosur për figurat që duhet të shërbejnë në Gjykatën Kushtetuese. Transparencë, integritet moral dhe profesional, si edhe mungesë e çdo dyshimi mbi pasurinë dhe lidhjet familjare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat