Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot për herë të tretë në dhomë këshillimi për shqyrtimin e çështjes që lidhet me zv/kryeministren dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Pas tre seancash shqyrtimi, trupa gjykuese ka marrë vendim mbi ankimin e paraqitur nga qeveria, e cila kundërshtoi vendimin e GJKKO-së dhe SPAK-ut për pezullimin e Ballukut nga detyra.
Vendimi i Kushtetueses pritet të ketë ndikim të rëndësishëm institucional, pasi prek raportet mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, në një çështje që ka ngjallur debat të fortë politik dhe juridik.



