back to top
16.5 C
Tirana
E martë, 14 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaKushtetuesja: Seanca konstituive nuk ka përfunduar/ Reagon Albin Kurti

Kushtetuesja: Seanca konstituive nuk ka përfunduar/ Reagon Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka refuzuar të japë një qëndrim lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese që ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk është ende i konstituuar.

I pyetur nga gazetarët pas një aktiviteti sensibilizues kundër kancerit të gjirit, Kurti u shpreh shkurtimisht: “Ta presim aktgjykimin e plotë”, duke mos komentuar më tej rreth vendimit të Gjykatës.

Dy ditë më parë, Kushtetuesja vendosi se seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill, nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Sipas saj, Kuvendi nuk është konstituuar në përputhje me nenin 66 dhe 67 të Kushtetutës, dhe se seanca duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit.

Vendimi i Kushtetueses vjen pas kërkesës së deputetit Igor Simic dhe nëntë deputetëve të tjerë, të cilët kontestuan procesverbalet dhe vendimet e seancave të Kuvendit të mbajtura në gusht.

Ndërkohë, debati politik pritet të ashpërsohet në ditët në vijim, pasi ky aktgjykim mund të ndikojë drejtpërdrejt në legjitimitetin e institucioneve dhe në zhvillimet politike në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat