back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaKuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentativën e 30-të

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentativën e 30-të

Ka dështuar sërish, për herë të 30 tashmë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Nga 93 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 52 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.

Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit. Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një pyetje që ka shkuar atje në lidhje me këtë çështje.

Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën dhe njoftoi si zakonisht se ajo do të vazhdojë pasnesër (të premten) në orën 11:00.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat