back to top
31.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniKuvendi miratoi raport negativ për Këshillin Gjyqësor

Kuvendi miratoi raport negativ për Këshillin Gjyqësor

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, në lidhje me mosmiratimin e raportit vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor tha se kjo nënkupton që duhet të shkarkohen anëtarët e Këshillit që janë votuar në Kuvend. Në këtë rast, sipas Ligjit për Këshillin Gjyqësor, tre anëtarë nga gjithsej 15 i zgjedh Kuvendi me shumicë votash, ndërkaq dy të tjerë zgjedhën gjithashtu në Kuvend, por me propozim nga presidenti. Gashi, nuk tregoi se kur do të fillojë procedura, por tha se kjo është çështje e Komisionit për Çështje dhe Emërime.

“Fakti që ne e miratuam një raport negativ për gjyqësorin ai nënkupton se duhet të ketë ndryshime në atë Këshill dhe ne mendojmë se Kuvendi, ata anëtarë të Këshillit Gjyqësor që i zgjedh, duhet t’i shkarkojë dhe të emërojë të tjerë. Procedura është e përcaktuar me Rregullore si emërohen ashtu edhe shkarkohen dhe emërimi do të shkon në procedurën e njëjtë. Nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, në seancë plenare”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit. /Alsat.mk

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat