Kuvendi ka miratuar sot programin e qeverisë dhe përbërjen e re të kabinetit qeverisës me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Seanca, e cila ishte parashikuar të zgjasë rreth dy ditë, u mbyll pas vetëm 25 minutash, për shkak të tensioneve dhe kundërshtimeve të opozitës.
Tensioni nisi kur kryeministri Edi Rama i dha fjalën Diellës, ministresës digjitale dhe sistemit të inteligjencës artificiale, një vendim që opozita e cilësoi antikushtetues.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërhyri duke kërkuar që procesi të kalonte direkt në votim për të shmangur vonesat.
Gjatë votimit, deputetët e opozitës hodhën drejt kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit rregulloren, duke protestuar mbi mënyrën se si po zbatoheshin procedurat, dhe duke argumentuar se po shkelet kushtetuta.
Mazhoranca socialistë e mbylli procesin me sukses, duke bërë që qeveria e katërt e Edi Ramës të fillojë formalitetet e saj për mandatin 2025–2029 pas pak minutash debate.
Ky zhvillim shënon herën e parë në Shqipëri që një sistem inteligjence artificiale merr një rol zyrtar në kabinet, duke nxitur debate juridike dhe politike në Kuvend.