back to top
3.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetKuvendi shkarkon nesër kreun e Këshillit Drejtues të RTSH

Kuvendi shkarkon nesër kreun e Këshillit Drejtues të RTSH

Kuvendi do të shkarkojë nesër në seancë plenare anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Me votat e deputetëve do të shkarkohet edhe kreu i këtij Këshilli, Leka Bungo, sipas relacionit të mbërritur në Kuvend nga Komisioni Parlamentar i Medias.

Anëtarët që do të shkarkohen janë Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi.

“Media” i kërkoi Kuvendit shkarkimin nga detyra të të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues. Vendimi drastik i Kuvendit të Shqipërisë vjen pas skandalit me garën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH.

Komisioni i Medias zhvilloi përgjatë disa ditëve dëgjesa me anëtarët e Këshillit të RTSH ku ata pretenduan se i kishin denoncuar vazhdimisht shkeljet në RTSH, por nuk ishin marrë parasysh. Ndërkohë, disa ditë më parë dhanë dorëheqje dy prej anëtarëve, Gëzim Podgorica dhe Genc Përmeti.

I gjithë ky proces nisi pas shkeljeve në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Radio televizionit Publik Shqiptar, tashmë të pezulluar. Ato nxorën në pah një sërë abuzimesh të Këshillit drejtues të RTSH-së, nga fondet e deri te konflikti i interesit.

Procedurat e shkarkimit vijnë pak ditë pas debatit në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH ku me shumicë votash u skualifikuan 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Ndërkohë pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit, duke lënë në garë vetëm Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon. Gjatë këtij procesi përzgjedhje që duhej të ishte me votë të fshehtë u zbulua se anëtari Mevlan Shanaj kishte votuar nga Vietnami. Ai kërkoi që të vijonte punë.

Shkarkimi I Leka Bungos1
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat