back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKZAZ ende pa vendim për numërimin e votave nga Greqia/ PS letër...

KZAZ ende pa vendim për numërimin e votave nga Greqia/ PS letër KQZ për të nisur numërimi

Komisioni i Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nuk ka marrë një vendim për vijimin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia, duke ia lënë kështu këtë përgjegjësi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së, duke kërkuar marrjen e masave për të vijuar në mënyrë të rregullt procesin e numërimit dhe vlerësimit të zarfeve “B” të kontestuara nga grupet e numërimit.

PS thekson se mungesa e vendimmarrjes nga KZAZ po pengon përparimin e procesit dhe kërkon që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të marrë një vendim për të garantuar përmbylljen e numërimit në përputhje me udhëzimet ligjore.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike kërkon nga KQZ qartësi dhe transparencë duke i kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurojë dokumentacionin teknik dhe ligjor që vërteton se votat e diasporës janë marrë dhe dorëzuar nga vetë zgjedhësit. PD ngrit shqetësime për integritetin e procesit dhe akuzon Partinë Socialiste për manipulime gjatë numërimit.

Në këtë kontekst, çështja e vijimit të procesit të numërimit të votave të diasporës nga Greqia mbetet e pazgjidhur, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komisioneri Celibashi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat