back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizLady Gaga ende nën përshtypjen e çmimeve Grammy

Lady Gaga ende nën përshtypjen e çmimeve Grammy

Pas fitimit të çmimit Grammy për dyshen më të mirë pop me vokal me Bruno Mars për këngën “Die With A Smile”, Lady Gaga shprehu një mirënjohje të veçantë për fansat.

Krahas një fotoje të saj duke pozuar me çmimin, ajo vuri në dukje se kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve Grammy është jashtëzakonisht e veçantë për të.

“Ndërsa shkruaj këngë, gjithçka që dua të bëj është të tregoj histori përmes këngëve të mia që prekin zemrat e njerëzve. Të prezantosh një këngë me Brunon për një dashuri të veçantë është me të vërtetë një pjesë e shpirtit tim. Dashuria është ajo që ne të gjithë kemi nevojë tani. Faleminderit”, tha Gaga

Gaga dhe Mars e pranuan çmimin së bashku gjatë ceremonisë së Grammy-t dhe mbajtën një fjalim emocionues me këtë rast.

“Jam vërtet i nderuar që e bëmë këtë këngë së bashku. Jam mirënjohës që kam një pjesë të vogël në trashëgiminë tuaj të pamasë muzikore dhe besoj vërtet se Zoti na bëri të mundur që ta këndojmë këtë këngë së bashku”, tha Mars.

“Bruno, je një qenie njerëzore e pabesueshme. Ti je një muzikant për të gjitha kohërat dhe unë nuk di muzikë pa ty”, iu drejtua Lady.

Ajo falënderoi veçanërisht të fejuarin e saj Michael Polansky për mbështetjen e tij dhe foli për privilegjin e punës si kompozitore, producente dhe muzikante.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat