back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 13 Mars, 2025
spot_img
KreuSportiLakers pa limite, James-Donçiç udhëheqin kalifornianët drejt fitores së 8 radhazi

Lakers pa limite, James-Donçiç udhëheqin kalifornianët drejt fitores së 8 radhazi

Fitorja e tetë radhazi për Lakers, që fituan 113-109 ndaj New York pas kohës shtesë, duke qëndruar në vendin e dytë në Perëndim. Doncic me 32 pikë e James me 31 pikë bënë diferencën në fushë për kalifornianët, duke i bërë të pavfleshme 39 pikët e Brunson për nju-jorkezët.

Fitore të lehtë korri skuadra e Boston, që mban vendin e dytë në Lindje. Ekipi i Celtics fitoi  123-105 ndaj Philadelphia. Jayson Tatum me 35 pikë ishte lider për Boston.

Jashtë fushe fiton Houston, që mundi 109-97 New Orleans, ndeshje ku tri lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 20 pikë.

Në sekondat e fundit fiton edhe Chicago, që mundi 125-123 Orlando, ndeshje ku spikati Coby White, autor i 44 pikëve. Skuadra e Atlanta, falë 50 pikëve të ardhura nga lojtarët e stolit mundi 124-119 Indianan, ndërsa Golden State triumfoi 121-119 ndaj Brooklyn, ndeshje ku u dallua Stephen Curry me 40 pikë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat