back to top
14.5 C
Tirana
E hënë, 20 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaLamallari: 60% e të burgosurve presin vendime/ "Paraburgimi i gjatë është padrejtësi"

Lamallari: 60% e të burgosurve presin vendime/ “Paraburgimi i gjatë është padrejtësi”

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fjalën e tij në Konferencën për 30-vjetorin e partneritetit të Shqipërisë me Këshillin e Europës dhe Komisionin e Venecias, vuri theksin te arritjet e sistemit drejtësor shqiptar dhe sfidat që ende ekzistojnë.

Ai theksoi se sot vendi ka një sistem drejtësie që po ngrihet mbi themele të forta të pavarësisë dhe integritetit, me gjykata dhe prokurori të posaçme që për herë të parë kanë mundësinë reale të hetojnë, ndjekin penalisht dhe dënojnë persona me pushtet.

“Besimi i qytetarëve tek këto institucione është treguesi më i fortë se po bëjmë gjënë e duhur. Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka rritur standardet e llogaridhënies dhe integritetit në sistemin e drejtësisë,” deklaroi Lamallari.

Ministri nënvizoi se përmbushja e vizionit “Shqipëria 2030 – Shtet i së Drejtës” shkon përtej pavarësisë së pushteteve, duke u fokusuar tek respektimi i lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve dhe zbatimi besnik i parimit “checks and balances”.

“Vetëm përmes këtij parimi, gjykatat mund të shërbejnë si balancues moral dhe juridik për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore,” shtoi Lamallari.

Ai përmendi gjithashtu dy sfida kryesore që vijnë nga sistemi gjyqësor dhe ai penitenciar:

Nga 4576 të burgosur, rreth 60% janë ende në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës, gjë që për shumë prej tyre dhe familjarët e tyre shndërrohet në padrejtësi të madhe.

Vakancat e krijuara nga zbatimi i vettingut kanë rritur backlog-un e çështjeve, veçanërisht në fushat civile, familjare, të punës dhe ato që përfshijnë të mitur. Sipas Lamallarit, vetëm një Gjykatë rrethi ka përdorur ndërmjetësimin si zgjidhje alternative, dhe nga 1500 raste të regjistruara vullnetarisht ose përmes shërbimit për ndihmë juridike falas, vetëm 25 raste janë trajtuar, duke mos arritur as 2% të potencialit.

Ministri theksoi se ndërmjetësimi dhe arbitrazhi mund të zgjidhin 85-90% të këtyre çështjeve me sukses, por ky potencial mbetet ende i pakërkuar dhe i pazbatuar plotësisht.

“Shteti i së drejtës nuk është një stacion ku mbërrijmë, por një udhëtim i pandalshëm. Sfida jonë është të konsolidojmë Reformën në Drejtësi, të sigurojmë funksionimin efikas të institucioneve, të rrisim transparencën dhe të forcojmë integritetin në çdo hallkë të sistemit,” përfundoi Lamallari.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat