back to top
-2.5 C
Tirana
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetPse liroi kravatën?/ Lamallari shpjegon reagimin viral në momentin e emërimit si...

Pse liroi kravatën?/ Lamallari shpjegon reagimin viral në momentin e emërimit si ministër

Kur Kryeministri Edi Rama prezantoi qeverinë e re më 11 shtator 2025, një nga momentet që u bë viral në rrjetet sociale ishte reagimi i Besfort Lamallarit, sapo u njoftua si Ministër i Drejtësisë. Në çastin e emërimit, Lamallari u pa duke liruar kravatën, një gjest që u interpretua nga publiku si shenjë surprize apo emocioni të fortë.

Disa muaj më vonë, ministri i Drejtësisë ka dhënë shpjegimin e tij për këtë reagim, në një intervistë për Euronews Albania. Sipas Lamallarit, momenti ka qenë i sinqertë dhe i natyrshëm, i lidhur me peshën e përgjegjësisë që mbart posti.

“Ka qenë shumë autentike. Çdo detyrë që më është dhënë e kam vlerësuar gjithmonë si përgjegjësi shumë të madhe. Ne jemi këtu falë besimit të qytetarëve shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë shumë më tepër,” u shpreh ai.

Lamallari theksoi se emërimi si Ministër i Drejtësisë është nder dhe privilegj, por mbi të gjitha një angazhim i përditshëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të garantuar drejtësi për të gjithë. Ai përmendi ndryshimet ligjore në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, si dhe nismat e fundit të ndërmarra nga ministria.

Në veçanti, ministri u ndal te politikat që synojnë rikthimin në familje të grave dhe fëmijëve që kanë kryer vepra penale me rrezikshmëri të ulët shoqërore, si dhe te adresimi i çështjes së kompensimit financiar për ish-pronarët.

“Sjellja e drejtësisë, dhënia e një shansi të dytë dhe zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura prej vitesh janë jo vetëm shpërblim i besimit të qytetarëve, por edhe një zotim që vijon çdo ditë,” u shpreh Lamallari.

Momentin e emërimit që u bë viral, ministri e cilëson sot si reflektim të barrës dhe përgjegjësisë që shoqëron drejtimin e një prej dikastereve më të ndjeshme të qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat