Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vendosur të zhvendosë protestën që po zhvillon prej disa ditësh përballë Kryeministrisë, duke e spostuar atë disa metra më tutje.
Vendimi i Lapajt erdhi pak para mbajtjes së “Foltores” së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cila, si çdo të hënë, qe po zhvillohet përpara Kryeministrisë.
Me këtë lëvizje, Lapaj i ka lënë hapësirë tubimit të Berishës, ndërsa protesta e “Shqipëria Bëhet” do të vijojë në afërsi të godinës së Kryeministrisë, por në një tjetër pozicion.



