back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetLapaj refuzon Berishën/ "Fuqia është te qytetarët në shesh"

Lapaj refuzon Berishën/ “Fuqia është te qytetarët në shesh”

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ndaj ftesës që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri sot partive të vogla opozitare për të marrë pjesë në protestën e radhës që pritet të organizojë PD-ja.

Në reagimin e tij, Lapaj mbajti një qëndrim diplomatik, duke theksuar se thelbi i protestës duhet të jetë pjesëmarrja e qytetarëve dhe jo bashkimi formal i partive në tryeza politike.

I pyetur për ftesën e Berishës për t’u ulur në një tryezë të përbashkët, Lapaj u shpreh se prioritet është mobilizimi qytetar në shesh, përtej logove partiake.

“Për çfarë na duhen tryezat? Ne na duhen qytetarët në shesh. Përfaqësues nga të gjitha organizatat, një komitet që selinë ta ketë në Bulevard dhe që të marrë vendime për largimin e Ramës. Unë jam i gatshëm të bëj një hap pas dhe të jem qytetar i thjeshtë, nëse kjo çon në largimin e tij”, deklaroi Lapaj.

Ai shtoi se sipas tij, synimi është që protesta të shuhet dhe se presioni ndaj protestuesve po vijon pa u ndalur. Sipas Lapajt, protestat kanë për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe vendosjen në qendër të debatit publik të kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.

“Thelbi i protestës është ndërgjegjësimi për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për dorëheqjen e Ramës si një nga njerëzit e korruptuar. Sheshet duhet të jenë plot, por e kuptoj edhe humbjen e shpresës, pasi shumë njerëz kanë parë si rrugë të vetme ikjen”, u shpreh Lapaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat