back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetLapaj shpalos programin për minatorët/ Nga Bulqiza “Shqipëria Bëhet”

Lapaj shpalos programin për minatorët/ Nga Bulqiza “Shqipëria Bëhet”

Adriatik Lapaj i “Shqipëria bëhet”, ka vijuar takimet me elektoratin.

Ai ka qenë në Bulqizë, ku është takuar me minatorët.

Lapaj ka shpalosur programin e tij për minatorët.

“Sot, në Bulqizë bashkëbiseduam me minatorët.

Sot, lidhëm besën me minatorët!

Nëse falë votës së qytetarëve ne do e drejtojmë vendin, programi ynë për minatorët ka në themel:

1. Brenda 12 muajve do të miratojmë ligjin “Për Statusin e Minatorit”;

2. Brenda 12 muajve do të miratojmë ligjin “Për Sigurimin e Detyrueshëm për Punonjësit e Profesioneve me Rrezikshmëri të Lartë” ku do të përfshihet sigurimi i jetës dhe shëndetit të minatorëve, elektriçistëve, kirurgëve e të tjerë.

3. Miratimin e kuadrit ligjor për kalimin në favor të njësive të pushtetit vendor të 10% të fitimit vjetor që gjenerohet nga burimet natyrore në territorin e këtyre njësive.

Shqipëria Bëhet!

P.s këto nuk do i shikoni në televizor”, shkruan Lapaj në rrjete sociale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat