back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëLaptopët gaming me procesorin AMD Ryzen 9 9955HX3D janë shumë pranë debutimit

Laptopët gaming me procesorin AMD Ryzen 9 9955HX3D janë shumë pranë debutimit

Variantet X3D të procesorëve AMD Ryzen u ngjitën në krye të listave për gamerat të cilët po ndërtonin kompjuterë desktopë. Ishte çështje kohe përpara se AMD të sillte këta procesorë dedikuar entuziastëve të video lojërave edhe në laptopë.

Gjenerata e dytë “Fire Range” 9955HX3D u prezantua në CES 2025 dhe projekti pritet të mbërrijë në gjysmën e parë të vitit dhe afatet e parashikuara nga kompania ende qëndrojnë.

Sipas sajtit të entuziastëve VideoCardz.com, laptopët me procesorin Ryzen 9 9955HX3D me 16 bërthama Zen 5 dhe kartat grafike RTX 50-Series kanë filluar të listohen nga distributorët.

Shitësit Europian Dream Machines aktualisht po merr porosi për këta laptopë me çmime që fillojnë mbi 2,500 euro ndërsa dërgesat do të bëhen “së shpejti.”

Dream Machines u ka thënë konsumatorëve se laptopët do të mbërrijnë në fund të muajit Mars ose fillimit të muajit Prill. Modelet e para të laptopëve gaming nga Razer, Asus, apo Alienware pritet të debutojnë rreth kësaj periudhe gjithashtu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat